ME LIGJIN E RI TË PYJEVE, BASHKITË JANË PRONARË LEGALË TË TYRE

Me ligjin e ri të pyjeve, Bashkitë janë pronarë legalë të tyre. Deklarata vjen nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Në një takim me krerët e bashkive të Prefekturës nga Berati, ku u diskutua mbi ligjin e ri të pyjeve, Klosi tha se ligji i ri i pyjeve, miratuar së fundmi i ndan pyjet në kombëtar, të cilët janë në Zonat e Mbrojtura dhe administrohen nga AKZM dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa zonat e tjera pyjore jashtë Zonave të Mbrojtura do të administrohen nga Bashkitë dhe njësitë vendore të saj.

Sezoni i verës është sezoni më delikat për mbrojtjen e pyjeve, pasi janë të rrezikuara nga zjarret, prandaj vëmendja duhet të jetë më e madhe në këtë sezon të vitit.

Lexoni dhe kete

COVID-19, BASHA ME THIRRJE PËR QYTETARËT

Kreu i PD, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin …