Wednesday , 23 September 2020

MË SHUMË SE 1 ORË PËR TË PRITUR MBLEDHJEN E KB SHKODËR

Më shumë se 1 orë me vonesë nisi mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Shkodër, edhe pse ky këshill është i përbërë nga e majta. Për këtë pati kritika nga vetë këshilltarët e pranishëm në mbledhje.

Ndërkohë, kryetarja e këshillit, Brisela Kadija, bëri me dije kërkesën e kryetares së Bashkisë Shkodër për shtyrjen e pikave të rëndësishme për shkak të mungesës së saj.

Pavarësisht pritjes së gjatë të këshilltarëve, në këtë mbledhje u miratuan vetëm 2 pika, ndërsa 4 të tjera të planifikuara në rendin e ditës u shtynë për mbledhjen e radhës.

Lexoni dhe kete

PASTRIMI I KANALEVE KULLUESE NË BASHKINË SHKODËR

Bashkia e Shkodrës vazhdon sipas planit të veprimit për vitin 2020, pastrimin e kanaleve kulluese …