Kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu ka thėnė sot se e djathta nė Shqipėri nuk duhet tė anashkalojė ēėshtjen e Reformės Zgjedhore.
Kėtė deklaratė ai e ka bėrė gjatė njė takimi me tė gjithė drejtuesit e qarqeve dhe degėve nė rrethe tė PR-sė ku theksoi se e djathta duhet patjetėr tė ketė qėllime tė kristalizuara mbi objektivat e Reformės Zgjedhore, si implementimi i listave tė hapura, identifikimi, numėrimi dhe votimi elektronik, financimi i fushatės elektorale nga buxheti i shtetit, ēka do tė sjellin njė garė tė ndershme dhe do tė zhveshin Kuvendin e Shqipėrisė, nga sistemi korruptiv dhe i pazareve me pėrfaqėsuesit e qytetarėve.
Duke nėnvizuar rėndėsinė e zgjedhjeve tė ardhshme, jo si njė shpresė pėr tė ritkhyer tė djathtėn nė pushtet, por si e vetmja rrugė pėr tė nxjerrė Shqipėrinė dhe shqiptarėt nga kolapsi, kryetari republikan u shpreh se duhet patjetėr njė qėndrim i unifikuar i sė djathtės dhe i opozitės nė tėrėsi, bashke me qytetarėt, duke konkretizuar aksionin politik si nė Reformėn nė Drejtėsi, ashtu edhe nė atė Zgjedhore. Duke e vlerėsuar Reformėn nė Drejtėsi, si hap themelor pėr rikthimin e shtetit brenda kuadrit ligjor, Mediu nėnvizoi se e djathta nuk duhet tė anashkalojė, madje tė ketė prioritet tė saj, Reformėn Zgjedhore.