MEDIU KOMENTON VENDIMIN E METES PER ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT

Edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, komentoi veprimin e presidentit të vendit, Ilir Meta për çdekretimin e 30 qershorit si datë zyrtare për zgjedhje lokale. Mediu shkruan se ky vendim shmang një konflikt që do e çonte Shqipërinë në drejtim të gabuar dhe kjo ishte rruga e vetme kushtetuese. Për kreun e PR qëndrimi i kryeministrit Edi Rama se do të ketë zgjedhje në 30 qershor është antikushtetues dhe puçist.

“Presidenti Republikes me vendimin e sotem per cdekretimin e zgjedhjeve ka shmangur nje konflikt qe do e conte Shqiperine ne drejtime te gabuara. Si GQD I kemi kerkuar Presidentit te Republikes pikerisht kete qe beri sot, si rruga e vetme kushtetuese Ai eshte autoriteti i vetem qe vlereson kushtetutshmerine e vendimin te tij ne mungeses Te Gjykates Kushtetuese, duke cdekretuar dekretin e tij.

Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njekohesisht ka hedhur hapin e pare per nje zgjidhje qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme. Qendrimi i Rames eshte sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojne me vendim qeverie por me dekret Presidenti. Per sa kohe Presidenti ka cdekretuar zgjedhjet KQZ duhet te ndale funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Cdo veprim tjeter eshte i paligjshem dhe antikushtetues.

I vetmi Institucion qe mund Te interpretoje vendimin e Presidentit eshte Gjykata Kushtetuese qe nuk egziston prej dy vjetesh e shkaterruar qellimisht prej Rames. Eshte koha per zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme.” – shkruan Mediu.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET BOSHATISËN ARKËN E SHTETIT

Treguesit kryesorë të buxhetit për periudhën 7-mujore paraqiten të zhbalancuara për arsye se, shpenzimet u …