Teksa zhvilloi një takim me shtabin elektoral të njësisë bashkiake Nr 1 në kryeqytet, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se Edi Rama do bëjë çmos për ti manipuluar zgjedhjet.
Sipas Mediut, Rama i ka vënë vetes një qëllim, që të jetë ai që kontrollon çdo gjë dhe nuk ka asnjë lloj problemi që pushtetin e tij ta vendosë mbi çdo gjë.
Prandaj kjo kërkon një vigjëlencë të jashtëzakonshme dhe vendimmarrja nuk mund të mbetet thjesht tek lidershipi politik, në zyrat e PR-së apo të PD-së, por në uljen dhe konkretizimin e çdo marrëdhënie me çdo individ shtoi Mediu.
Deri tani, Mediu ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit në disa qytete.