Monday , 25 October 2021

MEDIU: RAMA KA VENDOSUR SHTETIN NËN KËMBËT E KRIMIT

Në një takim me strukturat drejtuese të qarkut të Tiranës dhe kandidatët e PR, kryetari Fatmir Mediu, theksoi se procesi zgjedhor do jetë qartësisht një përballje ndërmjet shqiptarëve dhe regjimit të korruptuar të Edi Ramës.

Rama ka arritur me sukses që t`a vendosë pushtetin dhe shtetin nën këmbët e krimit të organizuar dhe është e provuar tashmë që ai kanabizoi Shqipërinë duke i dhënë pushtet dhe autoritet krimit të organizuar theksoi Mediu.

E vetmja rrugë për t`u përballur me Edi Ramën, është organizimi i shqiptarëve dhe kjo është detyra primare e opozitës mbi çdo gjë tjetër.

Është e nevojshme që opozita të hapë sytë dhe mendjet, të bëjë të qartë që shqiptarët duhet të vendosin për fatin e tyre shtoi kreu i PR.

Ndër të tjera, Mediu bëri me dije se nga PD kërkon një koalicion që të bashkojnë shqiptarët për t`u përballur me këtë regjim të korruptuar.

Lexoni dhe kete

RAMA I PËRGJIGJET AKUZAVE TË BASHËS

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës. Rama tha …