Këshilli drejtues i grave Republikane, i përbërë nga pedagoge, avokate, biznesmene dhe studente, zhvilluan një takim me Kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në të cilin diskutuan për rolin dhe angazhimin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Në fjalën e tij, Mediu theksoi se sfidat në Shqipëri janë sfida jashtëzakonisht të vështira dhe sfida të rënda, sidomos me këtë situatë që po kalojmë.
“Duhet të përgatitemi si opozitë që t`i kemi të gjitha përgjigjet, për të gjitha problemet që ka sot, sepse është e rëndësishme që ne të rifitojmë besimin e qytetarëve shqiptarë,” – tha Mediu.
Më tej, Mediu shtoi se nuk kemi një shtet që respekton liritë dhe të drejtat e qytetarëve, i mohon ato liri dhe të drejta.
Sipas Mediut, çdo ndryshim pa pjesëmarrje, është i mangët.