Tuesday , 17 October 2017

MEDIU THIRRJE BASHËS: SHKËPUT LIDHJET ME RAMËN

Aleati i PD, Fatmir Mediu i kërkon Lulzim Bashës që të shkëpusë cdo lidhje urgjentisht me Ramën nëpërmjet prezencës së ministrave teknikë. Sipas tij, prezencave e ministrave teknikë në qeveri e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe komprometuese. “Basha duhet urgjentisht të shkëpusë cdo lidhje që ka me Ramën nëpërmjet prezencës së ministrave teknikë, kjo e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe komprometuese. Cdo opozitë që krijon mëdyshje, paqartësi dhe mungesë transparence në opinionin publik është e prirur të dështojë” shprehet ai përmes një postimi në Facebook.

Referuar deklaratave të ministrave taknikë se do të largohen kur të bëjnë raportin për zgjedhjet, kryetari i PR, Mediu thekson se ai mund të hartohet edhe pa qenë në qeveri. “Sado i drejtë të jetë argumenti për të ndërtuar një raport për zgjedhjet, ata mund ta kryejnë këtë punë duke mos qenë ministra në bashkëpunim strukturat që u morën me zgjedhjet” shprehet ai. Ministrat teknikë të PD u emëruan nga Rama në bazë të marrëveshjes së  18 majit me propozim të Bashës si garanci për opozitën për zgjedhjet, ndërsa edhe pse procesi përfundoi dhe u certifikua ata vijojnë që të jenë ende në detyrë.

Por, pavarësisht se kanë deklaruar se janë në detyrë vetëm për të hartuar raportin për zgjedhjet dhe më pas do largohen, teknikët e PD po tejkalojnë kompetencat, pasi pak ditë më parë Gazment Bardhi bllokoi dorëheqjen e 11 drejtorëve të Hipotekave pas thirrjes së Ramës.
 
POSTIMI I Fatmir Mediut

Opozita nuk emerohet ajo eshte perfaqesuese e vullnetit te qytetareve te cilet nuk e kane pranuar dhe nuk pranojne qeverisjen e Rames
Opozita duhet te kete ne vleresimin e saj jo vetem ata qytetare qe votuan per te, por ata qe nuk u binden prej saj per ta mbeshtetur ate duke bere qe ne te marim me pak vota se 2013 dhe ne duhet te analizojme te gjitha arsyet pse?
Opozita duhet te vleresoje dhe perfaqesoje dhe ate pjese te elektoratit qe ka kohe qe nuk voton sepse ka humbur besimin ne lirine e votes dhe mundesine e ndryshimit nepermjet votes, apo qe politika perfaqeson interesat dhe I sherben njerezve.
Opozita nuk eshte vetem proteste karshi se keqes, por dhe alternative zgjidhje e cila nuk mer forme dhe kuptohet ne nje muaj fushate.
Opozita si ne parlament dhe jashte saj duhet te organizohet per te denoncuar keq qeverisjen dhe te angazhoje grupe te rinjsh per te hulumtuar dhe prezantuar idete e djathta
Opozita jone duhet te dale nga populizmi i pavlere dhe te demonstroje qarte se eshte e djathta dhe perfaqeson interesat me te mira te Shqiperise dhe shqiptarve
Opozita duhet te ngrihet fort kunder politikave alla Hugo Caves te Edi Rames” sic jane ato te demokracise popullore te shoqeruar me struktura te organizuara te krimit dhe trafiqeve ne cdo bashki te lidhura me pushtetin.
Opozita ndertohet duke bindur shqiptaret se ndryshimi nuk vjen duke pritur qe te ndryshoje shoqeria si è tere, por duke ndryshuar sejcili prej nesh, me bindjen se ne jemi te paret dhe jo qeveria.
Opozita duhet te gjeje rrugen per te zgjuar koshiencen qytetare dhe shpresen se ky vend ka te ardhme
Basha duhet urgjentisht te shkepuse cdo lidhje qe ka me Ramen nepermjet presences se ministrave teknik, kjo e ben opoziten te papranueshme, qesharake dhe kompromentuese
Sado I drejte te jete argumenti per te ndertuar nje raport per zgjedhjet, ata mund ta kryejne kete pune duke mos qene minstra ne bashkepunim strukturat qe u moren me zgjedhjet Ne 12 qarqet apo prane cdo kandidati.
Mjafton po ashtu fakti qe te analizohen filmimet e numerimeve te disa qarqeve per te pare se forca e parase dhe krimit eshte me e forte se politika dhe shteti, dhe njekohesisht ortake e pushtetit te Rames.
Cdo opozite qe krijon medyshje, paqartesi dhe mungese transparence ne opinionin publik eshte e prirur te deshtoje.

Lexoni dhe kete

RAMA: NE NENTOR AGJENTE AMERIKANE NE LUFTEN KUNDER DROGES…!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në nëntor në Shqipëri do të vijnë agjentë amerikanë për …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin