Friday , 21 February 2020
Breaking News

MEGI DOÇI MË E MIRA NË BOTË EDHE PËR VITIN 2019

Sulmuesja e Vllaznisë Megi Doçi për të dytin vit me rradhë është shpallur golashënuesja më e mirë në botë. Pas suksesit në vitin 2018, ajo ka përsëritur të njëjtën edhe në vitin 2019 teksa me 85 golat e shënuar, ka lënë mbrapa të gjitha futbollistet e tjera të rruzullit tokësor. Një sukses ky i jashtëkonshëm për këtë futbolliste por edhe për ekipin shkodran që e ka ndihmuar të shënojë kaq shumë gola. Doçi ka lënë në vend të dytë me vetëm një gol më pak sulmuesen e Barcelonës Kristina Freda ndërkohë që në vend të tretë është renditur futbollistja e Apolonisë Kesjana Goro me 71 gola të shënuar.

Këto kanë qenë përfundimet e nxjerra nga një shoqatë spanjolle e specializuar për futbollin e femrave e cila për të katërtin vit rresht, bën një studim për futbollistet që kanë shënuar më shumë gola në mbi 60 kampionate nga e gjithë bota. Dhe rrjedhojë e këtij studimi, ka qenë edhe suksesi i Megi Doçit me 85 golat e shënuar gjatë vitit që lamë pas. Gola këto që ajo i ka shënuar kryesisht me ekipin e Vllaznisë në ndeshjet e kampionatit, të kupës së Shqipërisë por edhe në Ligën e Kampioneve e po ashtu edhe me kombëtaren shqiptare.

Kuptohet që kemi të bëjmë me një sportiste të rrallë e cila padyshim që është aktualisht jo vetëm simboli i Vllaznisë së femrave por edhe i futbollit shqiptar në tërësi. Të qënurit për dy vite rresht golashënuesja më e mirë në botë, padyshim që është tregues i një talenti të padiskutueshëm dhe për këtë arsye, Klubi Vllaznia duhet të krenohet me këtë sportiste dhe padyshim që duhet t’i qëndrojnë sa më afër sepse rrallë mund t’i vijë sërish një futbolliste e tillë.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ KRAJA: VLLAZNIA SYNON FITOREN ME STUDENTIN

Sfida e humbur me Partizanin javën që shkoi në Shkodër me rezultatin 3-1, në fakt …