Atdhetari Shqiptar Mehmet Shpendi është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” pas vdekjes. Për të dorëzuar këtë titull ishte përfaqësuesi I presidencës, Flamur Gashi. Titulli “Nderi i Kombit” është marr nga të afërmit e Mehmet Shpendit.
Gjatë kësaj ceremonie është përuruar dhe monumenti I Atdhetarit Mehmet Shpendi në lulishten e Zonës Industriale. Sekretari i Shoqatës “Atdhetarët e Dukagjinit” Luigj Shyti thekson se ky monument flet për të shkuaren dhe të ardhmen.
Mehmet Shpendi atdhetar shqiptar. I lindur në fshatin Pecaj të Shales se Dukagjinit si dhe bajraktar i zonës e përfaqsues i Shalës në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të Malsisë së Madhe, udhëhoqi çetat e luftëtarëve për liri kundër forcave turke e malazeze. Mehmend Shpendi u vra nga malazezët në 15 korrik 1915.