Breaking News

MEMORIALI I BOKSIT, 8 SHTETE KONFIRMOJNË PJESËMARRJEN

Edicioni i rradhës i Memorialit Ndërkombëtar të boksit do të zhvillohet në Shkodër në datat 5, 6 dhe 7 prill. Ky aktivitet i cili është sërish i përfshirë në kalendarin e veprimtarive të Federatës Europiane të Boksit, sivjet pritet të jetë më i veçantë se ato të viteve të fundit ngaqë pritet të ketë një pjesmarrje më të madhe. Këtë e bën të ditur trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni i cili në një prononcim për televizionin Rozafa shprehet se është shtuar numri i shteteve pjesmarrëse dhe në veçanti spikat kombëtarja e Italisë e cila vjen me ekipin e saj të parë, në rradhët e të cilit janë edhe medalistë europianë e kjo padyshim që do ia shtojë bukurinë ndeshjeve që do të zhvillohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ndëkohë një pjesë e kombëtares shqiptare tashmë ka nisur përgatitjet në Shkodër për këtë eveniment të rëndësishëm dhe synimi është që disa prej pjestarëve të saj të pretendojnë për të qenë fitues në këtë Memorial, pavarësisht nivelit të lartë të kundërshtarëve.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ TË REJAT E VLLAZNISË DREJT KALIMIT NË FINALE

Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë hedhur hapin e parë të rëndësishëm drejt kalimit në …