MERKATA E RUSIT, SISTEMIMI I TREGTAREVE

Prej javësh ka përfunduar rikonstruksioni i tregut të mërkatës së Rusit në qytetin e Shkodrës. Por, tregtarët vijojnë të shesin në trotuare. Vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi thotë se janë lidhur kontratat e para dhe kanë aplikuar mbi 95 individë apo biznese. Ademi tha se pretendojmë që brenda një periudhe 10 ditore të pajisen të gjithë me kontratën përkatëse.

Sipas Ademit, pavarësisht vështirësive proçesi ka ecur mirë dhe theksoi se do sigurohet shërbimi i rojes dhe higjenës.

Kushtet në mërkatën e Rusit nuk kanë qenë aspak të mira, por tashmë me ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër shpresohet që tregtarët të kenë shërbim më cilësorë ndaj qytetarëve.

Lexoni dhe kete

SHTYHET MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

Ardhja e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe marshimi i Partisë Demokratike bëri që mbledhja …