Wednesday , 17 January 2018

MERKATO, VLLAZNIA “U MBYLL DERËN” LARGIMEVE

Merkatoja e futbollit zyrtarisht nis në ditën e parë të janarit por në fakt të gjithë ekipet edhe në Shqipëri kanë filluar punën me idenë e gjetjes së lojtarëve të duhur për t’u përforcuar. Në këtë kontekst edhe Vllaznia po bën lëvizjet e saj ndonëse ende nuk ka asgjë konkrete. Drejtuesit e saj në rradhë të parë po mundohen t’u mbyllin derën largimeve nga skuadra. Orelesi, Çinari, Krymi apo dhe ndonjë tjetër, janë përmendur ditët e fundit si mundësi largimi por drejtuesit e klubit po bëjnë çmos për t’i mbajtur. Sidomos të parin ndërkohë që dy të tjerët duket se do ta kenë më të vështirë për t’u larguar ngaqë kanë kontrata afatgjata. Skuadra shkodrane në fakt nuk ka nevojë për largime të tjera por për përforcime. I sigurtë, të paktën nisur nga fjalët e trajnerit Gjoka, është vetëm sulmuesi Sukaj që u ka dhëën fjalën.

Për të tjerët ende nuk ka asgjë konkrete. Dy ditët e fundit në media janë përmendur edhe emrat e dy futbollistëve, pikërisht Nijaz Lenës dhe Eni Imamit si mundësi ardhje në Shkodër. Kjo ngaqë trajneri aktual i Vllaznisë i ka patur në dispozicion edhe sezonin e kaluar tek Kukësi dhe duke qenë se ua njeh mirë vlerat, do të donte t’i kishte edhe tek skuadra kuqeblu. Kjo ka pak gjasa të ndodhë në fakt sepse i pari ka probleme procedurash për aktivizim edhe pas largimit nga Teuta ndërsa i dyti, vështirë të largohet nga kampionët në fuqi. Në kushte të tilla, stafi i Vllaznisë vazhdon përpjekjet në çdo drejtim për të gjetur lojtarët e duhur. Pikësynimi kryesor padyshim është gjetja e dy lojtarëve për qendrën e mbrojtjes. Kjo duket shumë e vështirë sepse në këtë periudhë të kampionatit është e vështirë të gjesh futbollistë pa kontratë. Megjithatë, përpjekjet do të vazhdojnë deri në fund sepse pa përforcime, skuadra rrezikon seriozisht rënien nga Superliga sivjet.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL MESHKUJ, TË PREMTEN ORA 18.00 VLLAZNIA- TIRANA

Viti 2018 do të nisë me një sfidë shumë interesante e kampionatit të basketbollit, ajo …