Wednesday , 20 September 2017

MERKATOJA E KLUBIT VLLAZNIA, E BLLOKUAR NGA BORXHET!

Qe nga muaji Maj, organizata Intelektualet e Rinj Shprese ne Shkoder po monitoron veprimtarine e shoqerise se klubit te futbollit Vllaznia. Kjo organizate eshte fokusuar ne rritjen e transparences dhe mbajtjen e pergjegjshmerise ndaj taksa-paguesve shkodrane nga drejtuesit e klubit Vllaznia. Drejtori ekzekutiv i kesaj organizate, Blendi Dibra, ne nje interviste per Tv Rozafa tregon se si rezultat i kontrollit te larte te shtetit, nje shume prej 220 mln lekesh nuk eshte derdhur ne tatime, gje qe duhej bere, por egziston nje tjeter shume qe duhet paguar.

Skandali thellohet me teper, kur momentalisht llogarite e klubit Vllaznia mbeten te bllokuara per nje detyrim prej 76 mije 600 euro.

Dibra ben me dije se procesi i privatizimit nuk ka nisur akoma dhe nje gje e tille duhet te nis sa me pare, pasi po zvarritet se tepermi. Edhe nje dite me pare, organizata IRSH publikoi nje kerkese publike per transparence te Bashkise Shkoder mbi administrimin dhe perdorimin e fondeve publike ne shoqerine “Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a”.

Lexoni dhe kete

CUNGU: VLLAZNIA ZHGËNJEU, I KËRKOJMË FALJE TIFOZËVE

Trajneri I Vllaznisë Armando Cungu është parë tejet I mërzitur pas ndeshjes me Teutën duke …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin