MERKATOJA NË VENDNUMËRO, VLLAZNIA PA ASNJË BLERJE

Ndonëse stërvitja e Vllaznisë ka nisur që prej një jave, në rradhët e këtij ekipi nuk ka ende asnjë futbollist të ofruar nga merkatoja. Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve për të konkretizuar marrjen e ndonjë lojtari cilësor, një gjë e tillë ende nuk është bërë realitet. Nisur nga kjo, situata nuk është shumë komode për stafin kuqeblu. Në seancat stërvitore vazhdojnë të jenë prezent vetëm 22 futbollistët të cilët filluan janë përzgjedhur nga ana e drejtuesve për t’u stërvitur. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se përpjekjet e stafit të Vllaznisë për të plotësuar ekipin vazhdojnë çdo ditë. Emri i vetëm që është zbuluar, ai i Edon Hasanit, akoma nuk ka kthyer përgjigje nëse do të jetë pjesë e skuadrës shkodrane në sezonin e ri apo jo. Një vonesë e tillë natyrisht që ka prishur jo pak plane për trajnerin Cungu.

Ky i fundit nga sa është bërë e ditur, ka paraqitur një listë me futbollistët që dëshiron të ketë në dispozicion por me shumë të ngjarë, prej asaj liste pak lojtarë janë të lirshëm tani sepse mund të kenë firmosur me skuadra të tjera. Në rradhët e tifozërisë ndërkohë kanë filluar të shfaqen pakënaqësitë e para për gjendjen që po kalon sërish Vllaznia edhe në këtë prag-sezoni. Sipas tyre, mungesa e lojtarëve të ardhur në merkato, i shton problemet për stafin teknik dhe padiskutim që edhe në kampionatin e ri nuk pritet ndonjë gjë e madhe nga kjo skuadër në paraqitjet e saj.

Tifozët drejtojnë gishtin drejt drejtuesve por në fakt, ka ende kohë në dispozicion për t’i ndryshuar gjërat. Shpresat janë që disa prej lojtarëve të kërkuar nga ana e stafit teknik, të firmosin në ditët e ardhshme. Ajo çfarë kërkohet është gjetja e një portieri, e një qendërmbrojtësi, e një mesfushori qendre dhe e një sulmuesi cilësor. Që do të thotë, krijimi i një boshti me lojtarë cilësorë megjithatë pritet të zbulohet se cilët do të jenë këto emra që do të jenë pjesë e Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

JAVA E ARDHSHME MUND TË SJELLË KONTRATAT E PARA TEK VLLAZNIA

Java e ardhshme pritet të sjellë edhe lëvizjet e para në merkato për Vllazninë. Futbollistët …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin