Sunday , 8 December 2019

MERR DETYREN KRYETARI I RI I BASHKISE LEZHE, PJERIN NDREU

Pjerin Ndreu ka marre sot zyrtarisht detyren si kryetari i ri i bashkise se Lezhes. Mbledhja konstituese dhe betimi i tij u bene ne biblioteken e qytetit. Kete ceremoni e kane ndjekur nga afer edhe kryeparlamentari i Maqedonise se Veriut Telat Xhaferi, ministri i brendshem Sander Lleshaj si edhe deputete socialiste. Ne fjalen e tij te pare para keshilltareve te keshillit bashkiak Lezhe, Pjerin Ndreu u betua se do te jete kryetar i te gjithe lezhjaneve duke ndertuar nje institucion ne sherbim te cdo qytetari.

Para se te shkonte ne zyren e tij, kryebashkiaku i ri i Lezhes pati nje pershendetje edhe per mbeshtesit e tij ne sallen e pallatit te kultures. Ne rrugen drejt zyres nuk pati asnje pengese. Te gjitha dyert ishin te hapura dhe Ndreu shkoi i qete ne bashki.

Lexoni dhe kete

META ME KRITIKA PËR RAMËN DHE NDËRKOMBËTARËT

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur me tone të ashpra pas takimit me ish-presidentin …