Friday , 13 December 2019

MERR FLAKË AUTOBUSI I LINJËS KOSOVË – SHQIPËRI

Një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë ka shpërthyer në flakë pasditen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të Repsit në Rrugën e Kombit. Shoferi e ka pikasur duke hapur krahun, ndërsa pasagjerët në panik kanë dalë jashtë me shpejtësi.

Televizoni Rozafa ka siguruar pamjet e autobusit që shpërtheu në flakë në lëvizje, ndërsa raportohet se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi u larguan me shpejtësi. Ngjarja ka shkaktuar trafik për disa minuta, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Autobusi është shkrumbuar plotësisht.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin elektrik që ka shkaktuar më pas zjarrin në motor dhe djegien e autobusit.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRËS FINALIZON OPERACIONIN “BUNA”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”. Në zbatim të planit të …