Thursday , 1 October 2020

MERR FLAKE STALLA, DIGJEN TE GJALLA BAGETITE

16 krere lope, 60 derra dhe disa bageti te imta u dogjen te gjalla pasi perfshirjes nga flaket te nje stalle ne fshatin torovice torovice te lezhes. Ngjarja u regjistrua ne fermen e prend jakut mbremjen e djeshme rreth ores 19. Si pasoje e flakeve nuk shpetoi asgje, madje edhe e gjithe baza ushqimore u shkrumbua. Pershkak te distances se larget dhe rruges tejet te amortizuar zjarrfikesit e paten te pamundur per te mberritur ne kohe, duke e gjetur stallen te djegur plotesisht ndersa penguan deportimin e flakeve perreth zones.

Zjarri nisi ne qender te stalles, por u perhap me shpejtesi pershkak te pranise se barit te thate brenda saje. Ne nje kohe te shkurter ne flake u perfshi e gjithe stalla, duke mos u dhene mundesi familjareve per te nxjerre bagetine. Ndonese kane lajmeruar menjehere zjarrfikesit, familja Prendi e pa stallen duke u shkrire para syve te tyre ne pamundesi per te bere asgje.

Rreth 7 milion leke te reja perllogaritet demi i shkaktuar nga djegia e stalles, ndersa Prend Jaku pretendon se tashme ka marre fund e gjithe ekonomia e tije familjare dhe mundi i shume viteve pune. Hetimet e para kane nxjerre si shkak te renies se zjarrit luhatjet e energjise elektrike ne llambat e ndezura, qe kane provokuar plasjen e njeres prej tyre duke provokuar zjarr ne dengjet e barit te thate. Situata eshte ndjekur eshte nga emergjencat civile te prefektures se lezhes, te cilat kane bere te ditur se do te angazhohen maksimalisht per te ndihmuar fermerin Prend Jaku, stalla e te cilit u dogj sebashku me bagetite qe ndodheshin brenda saj.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I KERKUARI PER DROGE NE MIRDITE

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit …