MERR MANDATIN, DOSHI SULMON BUSHATIN: KA LINDUR I ZI!

Tom Doshi ka reaguar pas marrjes së mandatit në Shkodër ndersa ka uruar Kryeministrin Rama për fitoren ka deklaruar se do të mbajë premtimet e bera pasi ato kanë edhe mbështetjen e Ramës për mandatin katër vjeçar. “Falenderoj Zotin që më dha besim dhe kurajo që ne do të fitojmë dhe fituam. Pavarësisht luftës që kemi pas me të gjitha partitë, nuk kishim as komisonerë, as numërues. Kishim edhe shtetin kundër, nuk ishte e lehtë të arrinim këtë fitore.  Arritëm të marrim besimin e gjithë Shkodrës. Sot jemi parti e tretë, me asnjë njeri në punë, pa mbështetje politike dhe arritëm një fitore shumë të thellë. Premtimet që kam dhënë për Ujesjellësin dhe akcizën e duhanit do ti mbaj. Është një fat i madh që PS arritur të sigurojë të qeverisë e vetme. Me atë kancer që ka pas me LSI dhe Ilir Metën dhe partitë e vogla që secila kërkonte drejtori dhe Ministri. Unë nuk i kërkoj asgjë Edi Ramës, të mbajë vetëm këto premtime që i kam dhënë Shkodrës.”

Por ndryshe mendon për ministrin Ditmir Bushati.“Ai ka lindur i zi dhe s’ka pse te bashkepunoj me te”.

Fitorja e PSD- së ka hasur jo pak pengesa për deputetin Tom Doshi. “Unë e mora i vetëm mandatin dhe me shumë faktorë kundër meje duke tentuar të më dëmtojnë. Çfarë nuk është bërë, janë blerë 3 vota 1mln lekë të vjetra apo 100 euro. Bëra gabim që bëra atë miting sepse i furi frikën kundërshtarëve dhe morën masa. Prisja një rezultat edhe më të mirë”, tha Doshi.

 

Deputeti Tom Doshi, premtoi se do të mbështeste Vllazninë në sezonin e ardhshëm, që të formojë një skuadër të mirë ndryshe nga 5 vitet e fundit. Partia Social Demokrate mori 13 226 vota në të gjithë qarkun e Shkodres duke u renditur si force e tretë në qarkun e Shkodres.

Lexoni dhe kete

NUK DO KETE GARDHE DHE KAMPE REFUGJATESH

Nuk do ketë gardhe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, dy kryeministrat ai i Malit …