Wednesday , 17 January 2018

MERR TJETËR RRJEDHË VRASJA E VËLLAIT TË ISH-DEPUTETIT TË LEZHËS

Merr nje rrjedhe tjeter vrasja e vellait te ish-deputetit socialist ne Lezhe, Arben Ndoka. Vrasja e Aleksander Ndokes ngriti menjehere dyshime se gjithçka mund te kishte ardhur nga konfliktet e meparshme te familjeve me te cilat kishte patur konflikte fisi Ndoka.

Per kete arsye menjehere ne portat e tyre trokiten misionare te pajtimit te gjaqeve, te cilet siç e do tradita kane pyetur 3 fiset me te cilet Ndokajt kane patur konflikte, nese ato kishin gisht ne vrasjen e 48 vjeçarit. Por ato jo vetem qe e kane mohuar por jane shprehur te gatshem qe siç e do Kanuni, sebashku me pjestare te familjes Ndokaj, perpara tyre te betohen ne kishe mbi Bibel, duke theksuar se ata nuk kane qelluar mbi Ndoken.

Nese ky version merret per baze nga familja Ndoka, atehere hetimet mund te marrin nje tjeter rrjedhe, per te cuar drejt zbulimit te emrit te autorit te vrasjes se 48 vjeçarit ne qender te Lezhes, pikerisht ne sheshin “Nene Tereza”.

Policia nga ana e saj po heton ne disa pista, e dyshimet me te forta i ka tek konfliktet e krijuara per shkak te pozicionit politike dhe shteteror qe ka patur Aleksander Ndoka, keshilltar bashkiak, jurist dhe se fundmi drejtues i IKMT per veriun.
Ky detaj i misionareve ka rezultuar surprizues edhe per faktin se tradita ne fiset e Malesive eshte i njohur, por jo per masen e gjere dhe vete policine e shtetin Shqiptar, i cili ka instrumenta te tjere hetimi.

Gjithsesi do te jene hetimet e thelluara, pamjet e kamerave te sigurise te bizneseve perreth tashme te sekuestruara nga policia qe do te ndihmojne me shume mbi zbulimin e kesaj ngjarje te rende qe tronditi Lezhen. /Shkodra.News

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …