Wednesday , 13 June 2018

MERR ZGJIDHJE PROBLEMI I VADITJES NE ZADRIME

Mungesa e ujit për vaditje ishte bërë shkak për uljen e sipërfaqeve të mbjedha nga fermerët në Zadrime të Lezhës. Kanali vaditës ishte mbyllur thuajse plotësisht duke krijuar probleme për zonën.Uji vadites do të jetë i mundur për këta fermer brenda pak ditesh.Bashkia Lezhë prej disa javesh vijon punen për hapjen dhe sitestimin e kanalit vaditës në këtë zonë.Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Bashkinë Lezhë Luigj Frangaj, thotë se Zadrima është një zonë që e shfrytëzon maksimalisht token, ndaj edhe ndërhyrja ishte e domosdoshme. Ai thotë se do të ketë vijimësi dhe planifikim më të madh të fondeve për investime të tilla.

Fermerët e Zadrimës në Lezhë thonë se kanali vaditës ishte mbuluar nga dheu, ndërsa tani pretendojnë të marrin edhe më shumë nga toka e tyre.

Për të realizuar vaditjen e tokave bujqësore në Zadrimë të Lezhës është bashkëpunuar edhe me Bashkinë e Vaut të Dejës, zonë nga e cila rrjedh edhe uji për vaditje.

Lexoni dhe kete

DEPOZITAT E UJIT, BURIM INFEKSIONESH

Depozitat e ujit vijojnë të jenë burim infeksionesh. Një gjë e tillë bëhet e ditur …