MERRET PENG DHE GRABITET NJE PERSON NE LEZHE

Përsona të paidentifikuar kanë marrë peng dhe grabitur një përson në Lezhë identeti i të cilit nuk bëhet i ditur.Ngjarja ka ndodhur mesnaten e 2 nëntorit, por nuk është raportuar nga policia.Sipas burimeve ka qenë vetë përsoni i dëmtuar i cili ka bërë denoncim në polici në lidhje me ngjarjen.Ai ka rrëfyer se dy përsona të paidentifikuar e kanë ndaluar teksa po lëvizte me makinen e tijë.Ata i kanë marrë atij 2 mijë euro që kishte me vete dhe automjetin tip vosëagen “Golf”.

Më pas e kanë futur në një banese të braktisur, duke e mbajtur disa ore peng nën kërcënim që tju jepte para të tjera.Por pasi janë bindur se ai nuk kishte para të tjera me vetë, dy grabitesit e kanë lënë të lirë.Menjëherë pas denoncimit policia është vënë në lëvizjes.Sipas burimeve blutë kanë mundur të gjejnë makinen e grabitur e cila ishte braktisur në qytetin e Laçit, ndërsa bëhet e ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje.

Lexoni dhe kete

NE MBESHTETJE TE ARRESTUARVE EDHE DEPUTETE TE OPOZITES

Ne mbeshtetje te arrestuarve kuksjane ishin edhe deputetet e opozites. Madje, ato u lejuan edhe …