Sunday , 27 September 2020

MESAZHI I LULZIM BASHËS PËR VITIN E RI SHKOLLOR

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar këtë të hënë nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Basha shkruan:

Të dashur nxënës dhe mësues që sot nisni vitin e ri shkollor, ju uroj nga zemra suksese!

Urime më të mira për mësuesit tanë që këtë vit do të përballen me orare të zgjatura dhe vështirësi më të mëdha se vitet e tjera. Jam i bindur se me përkushtimin për profesionin dhe kujdesin për nxënësit, do t’ia dilni me sukses për të përballuar këtë realitet të ri dhe sfidues.

Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle.

Urime të gjithë gjimnazistëve në këtë vit sfidues! E di se do ta keni të vështirë të ruani distancën, pasi e tillë është edhe energjia e moshës, por ju lus të silleni me vetëdije, se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish.

Normaliteti do rikthehet sërish, e ju mund të kapni kohën e humbur me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që nuk kthehet është jeta. Prandaj lutja ime për të gjithë ju është: respektoni masat, ruani veten dhe njëri-tjetrin.

Ditë më të mira na presin!”

Lexoni dhe kete

“NËSE KA VULLNET POLITIK, SHQIPËRIA MUND TË KETË ZGJEDHJE TË LIRA”

Nga Shkodra, ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman, deklaroi se nëse ka vullnet politik, …