Wednesday , 27 June 2018

MESAZHI I METËS:TË BËJMË GJËRA TË VOGLA ME DASHURI TË MADHE!

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët në përgjithësi dhe politikanët në veçanti. Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, Presidenti Meta sjell në vëmendje një ndër thëniet e të madhes Nënë Tereza: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Më tej, Meta shkruan në ‘Facebook’ se kjo porosi e Nënë Terezës duhet të na shërbejë të gjithëve si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë e solidaritet.

“Të dashur miq, Shenjtorja Nënë Tereza, simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, ka thënë se: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, kjo porosi e Nënë Terezës, të na shërbejë si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë e solidaritet”, shkruan Meta.

Lexoni dhe kete

ADEMI: TE MBLIDHEMI PER TE DISKUTUAR ÇDO GJE QE KA LIDHJE ME VLLAZNINE

Pas dështimit të zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të klubit Vllaznia, ka reaguar …