Breaking News

MESHA NE KALANE E ROZAFES

E kthyer në traditë tashmë, me rastin e festës së krishtlindjes, këtë të mërkurë u mbajt një meshë në kalanë e Rozafës së qytetit të Shkodrës. Mesha u drejtua nga famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj dhe merrnin pjesë edhe disa klerikë. Në fjalën e tij para disa besimtarëve, famullitari Palaj tha se e vërteta e fesë tonë është bazuar tek gjaku i martirëve.

Më tej, ai tha se ne nuk jemi krijuar pa një qëllim, por për të adhuruar Zotin.

Mesha mbahet çdo vit në përkujtim të Shën Shtjeftnit, edhe pse vendi ku mbahet kjo meshë ka sjellë shpesh herë debate. Kjo pasi ky vend njihet nga të krishterët si Kisha Katedrale e Shën Shtjefnit, ndërsa nga myslimanët si Xhamia e Sulltan Mehmetit të Dytë. Pavarësisht kësaj, mesha është shoqëruar pa incidente, ku morën pjesë dhjetëra besimtarë.

Lexoni dhe kete

GJAKMARRJA, 50 TE VRARE DHE 130 TE PLAGOSUR NE 2018

Organizata “Operazione Colomba” organizoi këtë të premte aktivitetin e radhës ndërgjegjësues në luftën kundër gjakmarrjes …