Breaking News

MESHA PER 25-VJETORIN E VIZITES SE PAPA GJON PALIT 2 NE SHQIPERI

Në kuadër të 25-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në Shqipëri, Kisha Katolike Shkodër ka organizuar pasditën e së mërkurës meshën solemne. Mesha u zhvillua në katedralen e “Shën Shtjefnit” të qytetit të Shkodrës, nën drejtimin e arqipeshkvit të dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai tha se detyra e besimtarët është të dëshmojë dhe të zgjedhë Krishtin.

Ndërsa, për famullitarin e Shkodrës, Dom Vlash Palaj, kjo datë për kishën katolike shënon një moment të veçantë historik.

Në këtë meshë përveç besimtarëve merrnin pjesë edhe përfaqësues të dy komuniteteve fetare në Shkodër dhe drejtues të institucioneve të ndryshme në Shkodër.

 

Lexoni dhe kete

NXENESIT E SHKOLLES PROFESIONALE “NDRE MJEDA” BOJKOTOJNE MESIMIN

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë organizuar këtë të enjte …