Breaking News

MESHË DHE NAMAZE VETËM NË SHTËPI

Kisha Katolike, vendosi që të pezullojë aktivitetet dioqezane dhe aktivitetet famulltare për shkak të koronavirusit. Përmes një dekreti, të shpallur sot, urdhërohen të gjitha Ipeshkvitë në vend që të pezullojnë të gjitha meshat, pagëzimët, kurset fetare, etj., deri më datë 3 prill. Gjithashtu Kisha Katolike iu kërkon famulltarëve që të regjistrojnë ligjeratat e tyre dhe t’ua mundësojnë besimtarëve online, ndërsa rrëfimet të bëhen duke ruajtur largësinë.

Edhe Komuniteti Musliman më parë ka njoftuar se ka urdhëruar të njëjtën gjë duke i këshilluar gjithashtu besimtarët që faljet t’i bëjnë në shtëpi.

Nga ana tjetër për mes një njoftimi të Myftinisë Shkodër thuhet se:
1- Ngarkohen të gjithë imamët për ndërmarrjen e fushatave sensibilizuese për publikun dhe këshillimin e të gjithë besimtarëve, për kryerjen e ritualeve fetare në banesat e tyre.
2- Anullimi i tubimeve masive si ligjërata, kurse në xhami, aktivitete të ndryshme kulturore e fetare, përfshirë edhe faljen e namazit të xhumasë, deri në një lajmërim të dytë.
3- Këshillohet kryerja e namazeve ditore në mënyrë jo të organizuar, ndërkohë ezani do të thirret në mënyrë të rregullt në të gjitha xhamitë e vendit.
4- Zbatimi me përpikmëri i të gjitha sugjerimeve dhe këshillave të nxjerra nga autoritetet përkatëse në vendin tonë si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kërkojmë mirëkuptimin e besimtarëve në respektimin e masave të marra, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit është një obligim fetar për të gjithë besimtarët.

Lexoni dhe kete

MEMA: SEZON VEROR I VAKËT NË VELIPOJË

Sezoni veror ka nisur i vakët në plazhin e Velipojës. Shprehet kështu drejtori i turizmit …