Monday , 26 February 2018

MESHE DRITE PER DIPLOMATIN RROK LOGU

Me një meshë të dritës të mbajtur në Kishen Françeskane në Shkodër është përcjell për në banesen e fundit ish ambasadori I Shqipërisë në Vatikan Rrok Logu, I ndarë nga jeta pakë ditë më parë në moshën 55 vjece pas një sëmundje të rëndë. Vlerësim për kontributin e tij si diplomat por edhe si qytetar, përmes mesazheve nga Selia e Shenjtë, por edhe nga seli diplomatike të vendeve të ndryshme. Monsinjor Gjergj Meta Ipeshkvi I Mirditës u shpreh se veprimtaria e Rrok Logut, është shumë dimensionale.

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë Jozefina Topalli e pranishme në meshen e dritës e vlerësoi lartë figuren e ish-ambasadorit Logu.

Rrok Logu lindi me 23 gusht 1962 në qytetin e Shkodrës. Ai kreu studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Logu ka ushtruar një sërë funksionesh si, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Urdhrit të Maltës, anëtar i Komitetit Shkencor në “ACCADEMIA BONIFACIANA” në Romë, ish-profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike pranë Universistetit Politeknik të Tiranës.

Lexoni dhe kete

PERCILLET NE BANESEN E FUNDIT PIKTORI NDOC GURASHI

Percillet për në banesen e fundit piktori dhe intelektuali I njohur I Shkodrës Ndoc Gurashi. …