Monday , 18 November 2019

MESHË NË FSHATIN VRITH TË SHKRELIT PËR NËNË TEREZËN

Në fshatin Vrith të Njësisë Administrative Shkrel është mbajtur një meshë kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës. Mesha, në zonën që shenjtoren shqiptare e ka shpallur pajtore të tij, u kremtua nga ish famullitari i Shkodrës Dom Artur Jaku dhe ai i Shkrelit, Dom Nikolin Sheldija. Në fjalën e tij, Dom Artur Jaku zgjodhi që të ndante një moment të veçantë që lidhet me historinë e popullit shqiptar gjatë regjimit komunist. Sipas tij, shembulli i martirëve dhe i Nënë Terezës janë mësimi më i mirë që të mos dorëzohemi.

Dom Artur Jaku nuk ngurroi të jepte edhe një mesazh për politikën dhe njerëzit në përgjithësi.

4 shtatori shënoi 3 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezes në Vatikan nga papa Françesku dhe në kishat e vendit tonë u mbajtën mesha të ndryshme.

Lexoni dhe kete

RESTAUROHET KISHA E “SHEN PREMTES” NE BALLDRE

Kisha e “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës monument kulture i kategorisë së parë i …