MESHE NE KISHEN E SHEN GJINIT NE RASHKULLAJ

Në Rrashkullaj të zonës së Gruemirës është Kisha e Shën Gjinit e ndërtuar në shekullin e 12 nga etërit Benediktin të cilët aso kohe ndërtuan një manasatir i cili ka shërbyër në atë zonë për disa shekuj. Gjatë 13 të martëve të Shën Ndout në gërmadhat e kësaj kishe kremtohet meshë shenjte.

Sipas historianëve kjo kishë ka kaluar nëpër debate dhe përpjekje të vazhdueshme për të përvetësuar kryesisht nga pushtues të ndryshem sidomos ata sllav, që synuan ta përvetësonin sidomos deri në vitet 30 të shekullit 20.

Gërmadhat e kësaj kishe kanë tërhequr edhe turistët e huaj, ndërsa është shumë i rëndësishëm fakti se gurët dhe cdo gjë është ruajtur nga familjet muslimane të zonës, që asnjëherë nuk kanë lejuar tjetërsimin e saj në favorë të banorëve të ardhur, apo edhe gjatë regjimit komunist.

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografë dhe 2 piktorë organizuan pasditën e së premtes një ekspozitë në ambjentet e …