MESHE PER NENE TEREZEN NE VATIKAN

Pranė Selisė sė Shenjtė nė Vatikan ėshtė mbajtur njė meshė pėr Nėnė Terezėn, nė tė cilėn edhe njė herė ėshtė kujtuar jeta, vepra dhe shembulli qė ajo ka dhėnė pėr botėn. Sipas njoftimit tė zyrės sė shtypit nė Vatikan, nė kėtė meshė, morri pjesė presidenti i Kosovės, Hashim Thaēi dhe edhe shumė pėrfaqėsues tė korit diplomatik nė Romė, pėrfshirė edhe pėrfaqėsuesit diplomatikė tė Malit tė Zi dhe Shqipėrisė.

Mesha e kremtuar nė kishėn e Shėn Gregorit u udhėhoq nga kardinali Angelo Comastri, kryeprift i Bazilikės sė Shėn Pjetrit nė Vatikan, i cili ėshtė edhe njėri prej deponuesve tė mrekullisė sė Nėnės Terezė, qė mundėson shenjtėrimin e saj. Shenjtėrimi i Nėnės Terezė, sipas presidentit Thaēi, ėshtė mesazhi mė i mirė qė Vatikani bėn pėr njė personalitet qė dashurinė dhe shpirtin e saj solidar ia ka dhuruar njerėzimit.

“Ai shpirt solidar, ai mirėkuptim i saj, ato mesazhe tė dashurisė, tė kujdesit ndaj tė gjithėve, ndaj njerėzve me nevojė kudo nė botė, tregojnė edhe shpirtin e origjinės sė saj, qė ka qenė i mishėruar me vlerėn e saj humane, njerėzore, qė i ka dėrguar gjithė botės. Shenjtėrimi nuk ėshtė vetėm nder pėr kombin shqiptar, por ėshtė nderim edhe pėr vlerat universale qė Nėnė Tereza i ka pėrēuar anė e kėnd botės”, tha presidenti Thaēi, pėr shenjtėrimin e Nėnės Terezės.

Ati i Shenjtė, Papa Franēesku, muaj mė parė kishte miratuar dekretin e shenjtėrimit tė Nėnė Terezės, ceremoni kjo qė do tė mbahet mė 4 shtator tė kėtij viti nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan.

Lexoni dhe kete

KRYETARI I PD-se LULZIM BASHA, TAKIM NE RRESHEN

Kryetari i PartisĆ« Demokratike Lulzim Basha tha nga RrĆ«sheni, se vendi nuk do tĆ« bĆ«jĆ« …