Thursday , 22 August 2019

MESUESIT, TE HENEN NE PROVIM

Ditën e hënë kandidatët për mësues pritet ti nënshtrohen provimit të shtetit i cili do të zhvillohet pranë godinës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Kryeqytet. Ashtu sikurse edhe në vitet e mëparshme edhe këtë vit qeveria ka vendosur që të mos i ndryshoj tarifat e shërbimit të cilat fillojnë nga 10 mijë lekë dhe rriten me nga 2500 lekë për secilën herë që kandidati duhet të përsëris të njëjtin provim . Ndryshimi nga vitet e tjera është se sipas QSHA-së kandidati ka mundësi të ri jap këtë provim më shumë se 5 herë.

Ndërkohë që tarifa për provime të tjera të dixhitalizuara nga institucionet private dhe publike është përcaktuar 5 mijë lekë. Aplikim për ndjekjen e studimeve në institucionet e arsimit të lartë në sistemin që administrohet nga QSHA-ja është 2 000 lekë, ndërsa regjistrimi i formës së diplomave dhe certifikatave, 3 000 lekë.

Qendra e Shërbimeve Arsimore, sipas vendimit të këshillit të ministrave do të menaxhoj vetë të ardhurat e arkëtuara, kryesisht për pagat e punonjësve, mbulimi i shpenzimeve për testet e provimeve si dhe pagesa e kuotave dhe tarifave në rrjetet ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

SHENGJINI ME I FREKUENTUARI KETE VERE

Plazhi i Shëngjinit ka qenë zgjedhja e duhur e kësaj vere. Kështu mendojnë pushuesit që …