Thursday , 22 August 2019

META FTON PARTITE NE BISEDIME

Dekreti i Presidentit të Republikës Ilir Meta për shfuqizimin e datës 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale ka marrë tashmë fuqi ligjore pasi ka kaluar edhe hallkën e fundit. Dekreti është publikuar në Fletoren Zyrtare, sëbashku me përcaktimin “hyn në fuqi menjëherë”. Të hënën, kreu i shtetit Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e datës së zgjedhjeve, pasi dha një serë argumentesh se në mënyrën sesi po shkohet në votime nuk garantohet një proces dhe standarte si dhe mund të shkaktohen përplasje civile.

Por, një ditë pasi dha edhe sqarimet sa i përket dekretit për anulimin e 30 qershorit, kreu i shtetit duket se ka ndërmarrë një tjetër hap në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Mësohet se presidenti nis nga sot konsultimet me partitë politike. Për caktimin e datës së re të zgjedhjeve vendore, takimet e para do të nisin këtë të mërkurë në orën 19:00 me krerët e partive të grupimit të qendrës së djathtë. Takimet nisin fill pas kthimit të Metës nga Kosova, ku do të marrë pjesë në festimet e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Nuk dihet se kur do të zhvillohen bisedimet me të majtën në pushtet dhe as nëse kryeministri Edi Rama do ta pranojë apo jo këtë ftesë nisur nga fakti se ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor edhe pas dekretit të Presidentit për ta anuluar këtë datë.

Lexoni dhe kete

BARDH SPAHIA – RAMËS: MOS E PROVOKO SHKODRËN!

Edhe ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i …