META JEP MESAZHIN E PRERË PËR POLITIKËN

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje gjithë politikës shqiptare të mos humbasë më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave.

Teksa ndalet dhe te situata e përkeqësuar e pandemisë së koronavirusit, Kreu i Shtetit thekson se verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta.

Në mesazhin e publikuar në facebook, Meta shkruan:

Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve.

Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.
Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta.

Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian. Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.

E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe.
Koha për vepra të mira është tani!

Lexoni dhe kete

PD: VJEDHJA SKANDALOZE ME MILOT – FIER

Përmes një deklarate të bërë nga Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarrolli, Partia Demokratike bëri …