Sunday , 29 November 2020

META: KUSH PREK NJË VOTË T’I PRITET DORA, SI NË MESJETË

Në një prononcim për mediat nga Korça, presidenti Ilir Meta, foli përsëri për situatën politike në vend. Ai tha se e gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve do të jenë të zgjedhjet.

Sipas Metës, pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, në çdo rast. Kush prek një votë t’i pritet dora, si në Mesjetë. Meqë dënimin me vdekje e kemi të ndaluar – tha Meta.

Ndërkohë, këtë të premte, presidenti Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor.

Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se maxhoranca duhet të reflektojë duke rishikuar kodin.

Lexoni dhe kete

MEDIU: QEVERIA PO PËRDOR PANDEMINË PËR INTERESA POLITIKE

Opozita vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë për keq-menaxhimin e situatës së pandemisë. Kreu i …