META NË PRESIDENCË: NISHANI I EKUILIBRUAR, DO JEM BESNIK I DIALOGUT

Presidenti i ri Ilir Meta ka vlerësuar paraardhësin e tij Bujar Nishani si president me qëndrim të ekuilibruar institucional dhe njerëzor.

Gjatë fjalës, Meta i mëshoi fort dialogut, duke theksuar se do të ishte “besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusit, si gjuha e vetme e suksesshme e politikës, si gjuha që ndërton komunikim, bashkim mes qytetarëve dhe mirëqenie”.

Meta: Një vlerësim të veçantë kam për Presidentin Nishani, për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar institucional dhe njerëzor, me të cilin kam pasur kënaqësinë, të bashkëpunoj edhe si kryetar i Kuvendit.

Shteti shqiptar në 105 vite të ekzistencës së tij, ka mbi vete peshën e një ekzistence të lashtë. Lavdia e përbotshme e Skënderbeut, urtësia e Ismail Qemalit, mendimi vizionar i Sami Frashrit, humanizmit i Nënë Terezës janë arsye krenarie dhe reflektimi të thellë dhe të vazhdueshëm.

Besnik i alëkundur i dialogut dhe konsensusit – Përvoja politike më inkurajon të pohoj se gjithnjë ia ka vlejtur të bësh lëshimet dhe kompromiset e nevojshme për hir të mbarësisë kombëtare. Dua të riafirmoj sërish se jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusit, si gjuha e vetme e suksesshme e politikës, si gjuha që ndërton komunikim, bashkim mes qytetarëve dhe mirëqenie. Demokracia është jetike për një vend si i yni.

Do të punoj pa reshtur që shoqëria demokratike në Shqipëri të konsolidoj vlera dhe liritë themelore si dhe të jetë vigjilente ndaj çdo cenimi të tyre.

Demokracia e ka dimension jetik lirinë e medias si formë e patjetërsueshme e shprehjes së opinionit, të kritikës në anën e interesit më të mirë publik.

Shoqëria civile do të ketë gjithmonë vëmendjen dhe bashkëpunimin e institucionit të Presidentit të Republikës.

Shqipëria evropiane që duam të ndërtojmë kërkon cilësi të lartë mendimi dhe profesionalizëm të spikatur, gjë që nuk mund të arrihet pa një përfshirje më aktive të botës akademike si niveli më i lartë i mendimit shkencor. Dialogu me të do të jetë i vazhdueshëm.

“Rruga e duhur” –Aspirata e madhe evropiane e shqiptarëve nuk mund të matet dhe vlerësohet vetëm me përqindjet e rritjes ekonomike apo me gjithfarë statistikash dhe raportesh, qofshin ato edhe më optimistet. Unë do të jem i qetë se Shqipëria është vërtetë në rrugën e duhur, kur të rinjtë dhe të rejat ta duan Shqipërinë jo vetëm si vendlindjen e tyre, por edhe si vendin ku do të realizojnë me sukses ëndrrat e tyre. Vetëm atëherë mund ta konsiderojmë të kryer misionin tonë.

Jam i bindur se Shqipëria jonë i ka të gjitha resurset. Shqipëria do të bëhet evropiane këtu ku është.

Jemi krenar për forcat tona të armatosura që kontribuojnë jo vetëm në Afganistan, por edhe në misione të tjera në mbrojtje të lirisë dhe paqes. Si President do të inkurajoj me forcë gjithçka që siguron unitetin e Shqipërisë.

Jam i bindur në mundësitë tona të pashfrytëzuara për të siguruar stabilitetin e vendit, sigurinë kombëtare dhe një rritje më të qëndrueshme ekonomike.

Fqinjët– Duke forcuar më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, jam i bindur se do t’i përballojmë edhe më suksesshëm këto sfida. Shqiptarët kanë zgjedhur me bindje integrimin evropian dhe ky rrugëtim kërkon ndërmarrjen e reformave të shpejta dhe të gjithanshme. Kam qenë mbështetës i palëkundur i rrugës së Bashkimit Evropian dhe kam kontribuar për të ecur sa më shpejt drejt këtij objektivi.

Lexoni dhe kete

PAA NIS PERGATITJET PER ZGJEDHJET LOKALE

Nga shkodra Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019, në takim …