META: NEGOCIATAT TE HAPURA. DUHET TA MBYLLIM SA ME SHPEJT REFORMEN

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta njoftoi në një konferencë shtypi se Kuvendi ka miratuar rendin e ditës për seancën plenare të së enjtes, që është ajo e reformës në drejtësi. Meta theksoi se Kuvendi i së enjtes nuk do të mbyllet pa u votuar me konsensus reforma në drejtësi. Ai ftoi negociatorët e partive politike që të arrijnë marrëveshjen ditën e sotme për dy pikat që i ndajnë, të cilat Meta i quajti të parëndësishme.

Kryeparlamentari theksoi se tashmë këto negociata të bëhen të hapura me praninë e mediave në mënyrë që të informohet gjithë opinionin publik për të parë se kush nuk e do konsensusin. “Kjo është seanca më e re rëndësishem e Kuvendit të Shqipërisë. Do të na duhet të miratojmë me konsensus ndryshime kushtetuese. Sikurse i imponuar edhe unë, po besoj edhe ju, janë edhe dy momente fare të vogla që kërkojnë dakordësi përfundimtare të ekspertëve vendas.

Ekspertët negociatorë janë të mandatuar të ushtrojnë qëndrimet konsensuale vetëm mbi propozimin hibrid të Victoria Nuland. E ftoj këtë tryezë të vazhdojë punën dhe ajo që unë kërkoj është që diskutimet tashmë t’i bëjnë të hapura dhe transparente për mediat dhe qytetarët. Kjo seancë nuk do të mbyllet pa miratimin e kësaj reforme. Kuvendi do ta kthejë ditën e enjte në një ditë suksesi kombëtar. Përse për dy elementë mos të arrijnë konsensusin tani, jo nesër”, tha Meta.

 

Lexoni dhe kete

VËSHTIRËSITË EKONOMIKE DHE PROBLEMATIKAT E TREGUT

Drejtuesi politik i PD në Qarkun Shkodër, Helidon Bushati, zhvilloi një vizitë në fshatin Kosmaç, …