META NGA LEZHA: NËSE S’KAPEN KRIMINELËT, DO TA ARMATOS UNË POPULLIN

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka lëshuar sot një paralajmërim të fortë nga Lezha ku shkoi për të takuar eksponentin e LSI-së të dhunuar një natë më parë.

Meta paralajmëroi se do të armatosë popullin nëse policia “nuk i lidh këta zagarë” siç i quajti duke iu referuar autorëve të sulmit.

“Do ta armatos unë popullin nëse policia nuk i lidh zagarët” deklaroi Meta nga Lezha.

Meta ishte në banesën e Gjovalin Gjinit, kryeplaku i fshatit Rraboshtë në Lezhë.

Në një prononcim për median  Meta tha se Gjini ishte  viktimë e Rilindjes, pabesisë dhe bandave të saj dhe i bëri thirrje policisë të arrestojë autorët ndryshe populli do të ngrihej në këmbë para komisariatit.

Ilir Meta: Nuk është ngjarje e re që ndodh në Lezhë. Për fat të keq bandat e rilindjes janë njohur në të gjithë Europën për shkak, e për fat të keq të Lezhës. Rilindja tani doli qartë që thelbin e vet ka pabesinë dhe këto gjëra tani janë në ditët e grahmat e fundit të rilindjes. Janë pritat e fundit që zë rilindja për ti goditur pas shpine për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Padyshim këtë rilindja e bën në bashkëpunim me policinë. Kam folur dhe me ministrin e brendshëm. I kam bërë të qartë  që këto janë veprime nga persona që janë në kërkim nga policia dhe që duhet të arrestohen nga policia. Për shkak se janë militantë të rilindjes jo vetëm mbjedhin drogë që e di gjithë Lezha, por dhe kujtojnë se do të kenë fatin apo mundësinë që të përmbysin me dhunë vullnetin e qytetarëve me akte të tilla banditeske e kriminale. Nuk dua të flas më shumë për bisedën që kam bërë me ministrin. Dëshiroj që ai të marrë masa përpara se i gjithë populli i Lezhës të ngrihet e ti tregojë vendin kësaj bande e cila ka …

Pyetje: Ka ardhur një deklaratë e fortë që do të armatosni popullin nëse nuk arrestohen

Ilir Meta: Patjetër, populli i Lezhës ka të drejtë tu thotë banditëve të cilët duan ta dhunojnë dhe tu thotë dhe policisë së shtetit,  në rast se është policia e shtetit, që të veprojë. Janë në kërkim personat.  Të gjithë i dinë. Ia kam thënë dhe ministrit, i di dhe drejtori i policisë. I di akoma më mirë dhe shefi i komisariatit që nuk ka ardhur akoma për ti luftuar, por ka ardhur për t’i mbrojtur se ka dhe një kushëri që kandidon për rilindjen në Dibër. I di dhe personat e tjetër, prandaj të mos provokojnë më popullin e Lezhës, jo vetëm anëtarët e LSI-së por cdo force politike sepse nuk kanë shans e shpresë të thyejnë vullnetin e qytetarëve për të votuar të lirë. Unë jam këtu dhe do vij prapë. Ky është mik i familjes time gjithë jetën. Ky është viktimë e Rilindjes, pabesisë dhe bandave të saj, por Shqipëria edhe një javë ka përpara për tu ndarë nga këto banda, horra e vagabondë që nuk njohin as traditat jo më rregullat e shtetit ligjor

Pyetje: Po a ka dhënë Ilir Meta emra konkretë?

Ilir Meta: Po po ia kam thënë ministrit, do i them dhe publikisht. Shpresoj që të mos i bëj thirrje popullit të Lezhës të dalë para komisariatit të Lezhës e të merret me shefin e komisariatit të Lezhës

Meta: Policia lidhje me krimin 

Nga oborri i Kuvendit, para se të nisej drejt Lezhës, Meta  akuzoi për lidhje të politikës e policisë me krimin e bandat. Një lidhje që siç tha ai do marrë fund më 26 qershor.

 “Është e qartë që ka një lidhje të tillë, e kemi këtë lidhje në Lezhë, ku kemi disa ngjarje të përsëritura. E kemi këtë lidhje në Berat. E kemi këtë lidhje dhe në Shkodër e zona të tjera”

 Çdo shef komisariati, përgjegjës policie do të jetë përgjegjës jo vetëm për shkeljen e ligjit për të cilën do të dënohet nga 1- 5 vjet burg por dhe për mos veprim në mungesë të zbatimit të ligjit, favorizim të grupeve kriminale që tentojnë të tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve, përsëri do të mbajnë përgjegjësi”.

Lexoni dhe kete

PROÇEDOHET NE GJENDJE TE LIRE, REAGON KRYETARI I FRPD SHKODER

Pas proçedimit në gjëndje të lirë nga policia vendore e policisë Shkodër, për protestën e …