Wednesday , 1 April 2020

META PARALAJMËRON ASHPËR!

Për rreth 2 orë ka zgjatur tubimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai u karakterizua nga flamuri shqiptar, ndërsa në përfundim kreu i shtetit, duke marrë vetë në dorë flamurin amerikan, paralajmëroi se pas 15 marsit, kur të miratohet me konsensus reforma zgjedhore, që është edhe kusht për integrimin e Shqipërisë në BE, do të firmos në të njëjtën mënyrë, para popullit, edhe dekretin për shpërndarjen e parlamentit, që sipas tij është ilegjitim.

Meta kërcënoi se nëse ky dekret nuk merret në konsideratë nga grushti i shtetit, do ta firmosë atë dekret në mes të parlamentit.

Ndërkohë, 1 ditë pas protestës, Presidenti Ilir Meta ka reaguar në Facebook, duke thënë se u hodh hapi i parë në përmbushjen e misionit për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”, shkruan Meta në Facebook.

Lexoni dhe kete

ILIR META E QUAN EDI RAMËN ISH-KRYEMINISTËR

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që …