Friday , 30 October 2020

META PARALAJMËRON SHPËRNDARJE TË PARLAMENTIT

Në një konferencë për mediat, presidenti Ilir Meta, ka ashpërsuar tonet dhe ka kërcënuar në lidhje me ligjin për presidentin për të kufizuar disa nga kompetencat e tij, duke thënë se askush nuk e kërcënon atë dhe se nëse duan ta bëjnë do të shpërndajë parlamentin.

Gjithashtu, presidenti Meta tha se do të qëndrojë në postin e tij deri në mbarim të mandatit për të mbrojtur kushtetutën, ndërsa cilësoi si të rëndësishme zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë, në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Meta i ka cilësuar të njëanshme dhe të ngjashme me grushtin e shtetit, por i ka kujtuar se grushti i popullit është më i fortë.

Lexoni dhe kete

BASHA: PACIENTËT ME COVID-19 NUK KANË KU TË PËRPLASEN

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë për çështjen e menaxhimit të pandemisë. …