Thursday , 3 December 2020

META: SITUATA E PANDEMISË DREJT KATASTROFËS

Situata e krijuar nga shifrat në rritje të infektimeve me Covid-19 shihen me shqetësim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Duke e parashikuar se gjendja mund të shkojë drejt katastrofës, presidenti u ka nisur një letër me 11 pyetje ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe për dijeni edhe kryeministrit Rama e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sipas asaj që publikon kreu i shtetit, “shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues”.

Meta apelon se, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një “katastrofe”, që duhet parandaluar në kohë. Ndërkohë nuk mungojnë as 11 pyetje drejtuar kryeministrisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me situatën dhe masat.

“Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrit të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë. Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit.” – shkruan Meta.

Lexoni dhe kete

PRODHIMI I ENERGJISË SË PASTËR NË SHKODËR

Shkodra është e para në prodhimin e energjisë së pastër. Mesazhi është përcjellë me vendosjen …