Monday , 22 January 2018

MIKOPLI: OBJEKTIVI I VLLAZNISË, RENDITJA NË KATËRSHEN MË TË MIRË

Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka patur tre largime sportistësh nga kontigjenti i sezonit të kaluar kur ai u shpall kampion i vendit dhe në kushte të tilla, objektivat e tij për sezonin e ri duket se nuk do të jenë ato maksimalet. këtë e pranon edhe trajneri Ardian Mikopli në një prononcim të tij për televizionin Rozafa.

Për Mikoplin kjo do të jetë përvoja e tij e parë në drejtimin e këtij ekipi dhe natyrisht që është një përgjegjësi më shumë për të, megjithatë ai shprehet se ndihet mirë në krye të Vllaznisë së volejbollit.

Sezoni i ri për volejbollin shqiptar do të nisë javën e ardhshme me Kupën e Federatës ndërkohë që javën  e fundit të shtatorit pastaj, do të nisë kampionati në të cilin pritet me interes të shohim paraqitjen e Vllaznisë kampione në fuqi.

Lexoni dhe kete

QERIMAJ: PREMTOJ TË TJERA MEDALJE GJATË VITIT 2018

Në përgatitjet e tij për kampionatin Europian që do të zhvillohet në mars në Tiranë, …