Sunday , 19 September 2021

MIKOPLI: PËRGJEGJËSI E MADHE PËR MUA TË DREJTOJ VLLAZNINË

Përzgjedhjen e tij për të drejtuar ekipin e volejbollit të të rriturve të Vllaznisë e ka konsideruar, trajneri I ri Adrian Mikopli e ka konsideruar një përgjegjësi të madhe në aspektin personal. Në një  prononcim për televizionin Rozafa ai e ka pranuar se mbase ishte e parakohshme për të marrja e drejtimit të këtij ekipi por gjithsesi nuk mund të refuzonte ofertën e kolegut dhe mikut të tij, Mark Kroqit.

Por ndërkohë, marrja e këtij ekipi është padyshim një përgjegjësi e madhe për të sepse do drejtojë një ekip kampion dhe nuk do të jetë e lehtë për ta mbajtur në këto nivele. Mikopli e ka të qartë këtë por premton se do të bëjë më të mirën në këtë drejtim.

Rrokada në pankinën e volejbollit shkodran që u shoqërua me largimin e Mark Kroqit dhe ardhjen e Adrian Mikoplit pritet të ketë efektin e vet pozitiv pasi kemi të bëjmë me një  tjetër emër të shquar të këtij klubi që ka dhënë një kontribut të madh në vite për këtë sport.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë …