MILOT-FUSHE KRUJE “RRUGA E VDEKJES”

Segmenti rrugor Milot-Fushë Krujë mund të konsiderohet pa frike si rruga e vdekjes.Numri i lartë i aksidenteve të ndodhura e ka kthyer këtë rrugë një ndër më të rrzikshmet në vendin tonë.Aksidenti më i fundit ndodhi të marten ku një mësuese humbi jetën tek mbikalimi i Patokut, ndërsa koleget e saj mbetën të plagosura. Shkak u bë një mjet, i cili udhëtonte në korsinë e kundërt të rrugës. Për të shmangur 10 kilometra rrugë, kjo mënyre praktikohet nga shumë drejtues automjetesh kryesisht banor të fshatrave të Kurbinit.Ata sfidojnë hapur policinë e cila duket e pafuqishme për të ndaluar këtë fenomen. Në këtë segment mungojnë edhe barrierat si dhe sinjalitika rrugore, ndërsa problematike janë dhe hyrje daljet e paligjshme.

Automjetet futen nga të gjitha anet, si të ishte një rrugë fshati dhe jo një autostradë e cila duhet të ishte mbyllur në dy krahet e sajë, e izoluar me mbrojtëse metalike.Edhe pse është një prej rrugeve me trafikun me të lartë dhe numrin më të lartë të aksidenteve Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka injoruar rrezikun, duke toleruar një situatë të tillë. Në këto kushte lind pyetja edhe sa jetë njerezish duhet të marrë kjo rrugë që autoritet përgejgjëse të marrin masa për të garantuar sgurinë e qytetareve që lëvizin në këtë aks rrugor që lidh veriun e vendit me Tiranen.

Lexoni dhe kete

ADEMI: TE MBLIDHEMI PER TE DISKUTUAR ÇDO GJE QE KA LIDHJE ME VLLAZNINE

Pas dështimit të zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të klubit Vllaznia, ka reaguar …