Thursday , 22 August 2019

MINAT ME TELEKOMANDE, BURG PER DJALIN, LIROHET VAJZA

Vëlla dhe motër, Armand Lukani dhe Amelda Elezi, të cilët u kapën të martën me tre mina me telekomandë kanë dalë sot para Gjykatës se Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata vendosi “arrest shtëpie” për 21 vjeçaren shtatzënë Amelda Elezin, ndërsa vëllai i saj Armand Lukani do të vazhdojë të qendrojë në qeli pasi gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e vlersoi të ligjshem arrestimin në flagrancë të dy të rinjeve, ndërsa mësohet se ata nuk kanë folur asnjë fjalë në seancen gjyqësore për vlersimin e masës së sigurisë e cila u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjatë momentit të hyrjes në gjykatë, vëlla e motër shpërthyen në lot, ndërsa i përlotur ishte dhe babai i tyre i cili qëndrontë jashtë ambjenteve të gjykates.

Në një prononcim për mediat babai i tyre Elmi Lukani, tha se jetojnë në kushte të vëshira ekonomike dhe fëmijët i kishin nisur për punë dhe nuk kanë lidhje me minat. Për shkak të gjendjes ekonomike, familjarët nuk kanë patur mundësi as për të paguar avokatin.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se dy të rinjë e arrestuar ishin vetem transportues të minave nga Vlora në qytetin e Lezhës. Për këtë ishin paguar nga 1 mijë euro secili, ndërsa po punohet për identifikimin e përsonit që ju kishte dhënë për ti transportuar dhe destinacionin e tyre.Armand Lukani dhe Amelda Elezi u arrestuan të marten në qytetin e Lezhës dhe gjatë kontrollit të ushtruar ju gjeten 3 mina me telekomandë dhe 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Lexoni dhe kete

NJË TJETËR JETË SHPËTOHET NË PLAZHIN E VELIPOJËS

Një tjetër jetë pushuesi është shpëtuar në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur pasditën e …