Sunday , 13 October 2019
Breaking News

MINATORI FITON KUPEN NE VOLEJBOLL

Ekipi i njohur si Minatori i Rreshenit është fituesë i kupës së Federatës në volejboll për femra. Vajzat mirditore janë treguar cinike ndaj një kundërshtari të organizuar si Tirana, të cilat i kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0. Në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit në Korçë, Mirdita ka treguar dhëmbët që në setin e parë, duke e fituar më shifrat 25-16.

Seti i dytë nisi më i ekuilibruar, por eksperienca dhe ego e vajzave veriore mbizotëroi. 25-21 ishin shifrat përfundimtare dhe Mirdita mori frenat e lojës. Edhe seti i tretë nisi i ekuilibruar, por fundi i buzëqeshi Mirditës, që e fiton 25-17 dhe dërgon në 3-0 rezultatin e përgjithshëm. Ky triumf pritet t’i shërbejë edhe për moralin Mirditës, e cila është ndërtuar për të synuan titullin kampion në këtë edicion të ri që nis pas disa ditëve, ekzaktësisht më 7 tetor.

Lexoni dhe kete

“ARENA KOMBËTARE” INAGUROHET ME VLLAZNIA – APOLONIA

Do të nisë këtë të shtunë kampionati I 11-të kombëtar I futbollit të femrave në …