MINISTRAT NIKOLLA E QATO NE SHENGJIN

Bregdeti i Shëngjinit ka siguri për pushuesit, gjatë këtij sezoni turistik.Në 2 km të zonë së popolluar të plazhit janë vendosur 7 kulla vrojtimi të pajisura me vrojtues të kualifikuar, si dhe me të gjithë elementet e sigurisë.Për të parë kushtet e sigurise në plazhin e Shëngjinit ishin të pranishme Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, si dhe Ministria e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipermarrjen Sonila Qato.

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipermarrjen Sonila Qato, tha se rojet bregdetare të kualifikuar janë një risi e sezonit turistik, ndërsa ka ftuar bizneset në zpnat bregdetare që të kontribojnë për rritjen e sigurise në plazhe.

Kryetari i Dhomes së Tregëtisë në Lezhë Pashk Paloka, u shpreh se vendosja e kullave të vrojtimit është një përkushtim i vetë biznesit për të ofruar siguri për pushuesit.

Ministrat Nikolla dhe Qato do të jenë të staconuara në Lezhë gjatë këtij sezoni turistik, për të monitoruar mbarvajtjen e sezonit.

Lexoni dhe kete

NISJA E PUNIMEVE NE NYJEN E MILOTIT

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka garantuar përfundimin e punimeve në nyjen e …