MINISTRI BLENDI KLOSI NE ZONEN TURISTIKE TE TALES

Pas datës 1 qershor do të ketë ndishkime ndaj të gjithë atyre subjekteve që nuk administrojnë ujerat e zeza dhe trajtojnë mbetjet urbane.Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili inspektoi nga afer teknologjine që po implementon një resort turistik në bregdetin e Tales në Lezhë për të trajtuar ujërat e ndotura.

Ambjentalisti Sazan Guri thotë se edhe praktikës së vjeter për menyren e trajtimit të ujërave të zeza duhet ti vijë fundi, ndërsa shton se ky impiant jashte sezonit do ti vije në ndihmë zones.

Në këtë resort të ri që po ndërtohet pranë bregdetit të Tales do të ketë impiant edhe për trajtimin e mbetjeve të tjera që krijohen nga konsumatoret. Administratori Gjergj Liqejza, thotë se lënda që perftohet do të përdoret për plehrimin e zonave të gjelberta.

Nisma vjen si një detyrim që duhet të përmbushin strukturat akomoduese në zonat turistike pas dates 1 qershor të këtij viti.

Lexoni dhe kete

GJOBAT E PA PAGUARA, POLICIA RRUGORE KONTROLLE TE RREPTA

Ka një numër të madhe automjetësh nëpër rrugët e Shkodrës që kanë gjoba të pa …