Saturday , 20 January 2018
Breaking News

MINISTRI BLENDI KLOSI TAKIM PER TURIZMIN NE SHENGJIN

Për të patur një turizem të qëndrueshem e që prodhom të ardhura më shumë të gjithë aktoret duhet të punojmë që tani për tu përgatitur për sezonin e ardhshem turistik. Kështu u shpreh Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi gjatë një takimi me operator turistik dhe drejtues lokal në Shëngjin. Sipas tij qeveria po mendon për miratimin e një ligji në parlament që të krijojme lehtesira fiskale për të gjithë ata që do të investojnë në strukturat akomoduese të një niveli elitar.

Kreu i Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj ngriti dy problematika që kërkojnë mbështetjen e ministrisë për tju dhënë zgjidhje, ndërsa deputeti i Qarkut të Lezhës Pjerin Ndreu evidentoj faktin se kohet e fundit ka një bashkëpunim midis bashkisë e qeverisë dhe kjo është një shprese për Lezhën.

Takime të tilla do të zhvillohen në të gjitha zonat turistike të shqipërisë me qëllim për ti paraprire që tani sezonit turistik që të jetë i sukseshem.

Lexoni dhe kete

BASHKIA SHKODËR DHE BANKA BOTËRORE, BASHKËPUNIM PËR RRUGEN E THETHIT

Më në fund, zona turistike e Thethit do të njohë ndërhyrje nga Bashkia Shkodër. Kjo …