MINISTRI BUSHATI TAKIM ME PAKICAT SERBO-MALAZEZE NE SHKODER

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtëm ka nisur një proçes diskutimi me pakicat kombëtare për aktet nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare. Kështu, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, zëvëndësministrja Artemis Dralo dhe Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Vasilika Hysi, zhvilluan një dëgjesë publike me pakicat serbo-malazeze për aktet nënligjore për ligjin për pakicat kombëtare. Ministri Bushati tha se është diskutuar qoftë me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi qoftë me Ministrin e Jashtëm serb për të ndërtuar projekte specifike që janë më të përshtatshme për karakteristikat që ka pakica këtu.

Ndërkohë, kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Vasilika Hysi, theksoi se ka pas një proçes të gjatë konsultimi, por shqetësimi i shumë pakicave ishte meraku për aktet nënligjore dhe ky proçes konsultimi është praktika e duhur për hartimin e kuadtit të duhur ligjor.

Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të pakicave serbo-malazeze në Shkodër.

https://www.youtube.com/watch?v=08_NJ2g82L0&feature=youtu.be

Lexoni dhe kete

PROBLEMET ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE THETH

Luhatjet e energjisë elektrike dhe shpeshherë mungesa e saj ka krijuar një problem serioz për …